Albfemijet.com
Shendeti i Femijeve
Sëmundjet e fëmijëve
Përkujdesja e Lëkurës te Foshnjet
dhe Fëmijët e Vegjël
Njoftime Të Rëndësishme
• Larja me uj të ngrohët është krejt
çfarë i duhet lëkurës
• Sapunët kundërbakterjeve dhe me aromë janë
të panevojshme
• Një sasi e vogël e preparatit njomës, siç
është sorbolene ose kremi ujor
është i mirë për lëkurën e foshnjës
• Kur është moti i ftohët lëkura bëhet
më e thatë dhe kremat njomëse
mund të përdoren dy apo tri herë në ditë
• Kur është mot i ngohët përdorni
plaçka, kapela, karroca me mbulojë
për ta mbrojtur foshnjen nga dielli
• Foshnjet dhe bebat shumë të reja thithin kemikalje
përmes lëkurës më
shumë se të rriturit
• Lëkurën e foshnjes lyeni me një numër
minimal të prodhimeve për
lëkurë
• Pelenat u ndërroni rregullisht
• Përdorni pelena të prodhuara prej materialit absorbues
të kualitetit të
lartë
• Pjesa e trupit rreth pelenës duhet larë me ujë
të vakët duke përdorur
pakëz sapun, krem sorbolene ose ujor
Ç'ëshëë një gjë e veçante per
lëkurën e foshnjeve dhe fëmijëve të tjer te
rinj?
Pasi të lind fohnja, merr pakëz kohë që të
ambientohet në botë të re. Shumë
gjëra egzistojnë në ambient që mund ta
bënjë lëlurën e foshnjve sensitive kur
ata janë në moshë më të rritur. Megjithate,
vetëm disa masa të thjeshta në
shtëpi mund të ndërmirren për të siguruar
që lëkura e fëmiut të jet në gjendje
tt përballon kushtet e ambientit.
Larja e lëkurës së foshnjes
Larja e lëkurës së foshnjes me uj të ngrohët
është gjë e vetme e nevojshme,
në të shumtën e kohës. Përdorimi i sapunit
mund ta thajë lëkurën. Një sasi e
vogël e vajit të pa aromë për banjë e shtuar
në uj e mban lëkurën të butë
Evitoni larjen e foshnjes në uj të shkumuar sepse këto
larje heqin vajrat
natyrale prej lëkurës. Përdorimi i sapunve
antibakteriale ose të parfimuara
është i panevojshëm dhe duhet të evitohet.
Është me rëndësi që palët e
lëkurës duke përfshirë edhe sqetullat, ijët,
qafën dhe prapa veshëve, të teren
me kujdesë.
Për pastrimin e pjesës së trupit ku qitet pelena mund
të përdoret një sasi e
vogël e kremit njomës iç është sorbolene ose
krem ujës. Ato mund të
përdoren si njomës edhe pasi ta lani fëminë.
Nëse foshnja juaj e ka lëkurën e
thatë, ose ka ekzemë foshnjore, është me
rëndësi ta evitoni sapunin
plotësisht dhe të qitni në uj mjete njomëse
për lëkurë krahas me përdorimin e
tyre të rregullt në lëkurë.
Dimrit, lëkurën e fëmiut tuaj lani më rrallë
sepse moti i ftohët e bën lëkurën më
të tharë. Nëse lëkura është zakonisht e
tharë mund të duheni ta lyeni disa
herë në ditë me krema njomëse, sidomos pasi ta lani
fëmiun.
Si e qëndron nryshimin e teperaturave fëmiu im?
Lëkura e ndihmon kontrollimin e temperaturës së trupit.
Te fëmijët shumë të
rinjë, kontrollimi i temperaturës është më i
vështirë me nxehtësi ose ftofje
ekstreme. Kur mban mot i mirë, më së miri
është ti veshni fëmijët me rroba të
lehta, të shlira të prodhuara prej pambuku ose të
përziera me
pambuk/sintetikë. Provoni mos të përdorni batanije,
sidomos kur bën ngrohët,
sepse ato nxejn tepër trupin e fëmijës.
Kur është ftohët, mund ta veshni me rroba pambuku ose
të përziera me
pambuk/ sintetikë. Rroba leshi mbi rroba të pambukta
janë në rregull, por leshi
nuk bën të jetë në kontakt të drejtë me
lëkurë sepse mund të shkakton
kruarje. Kur është ftohët, duart dhe këmbët e
foshnjeve mund të duken
shumë të mavijosur. Ky nuk është një problem i
madh, por në temperaturë të
ftohët, mbulimi i duarve dhe këmbëve parandalon
mavijosjen.
Pikat në lëkurë zakonisht nuk janë prezente në
lindje. Ato zhvillohen si
rezultat i intensifikimit të ngjyrës të prodhuar nga
qelizat pigmentore
(melanocytet). Pikat zhvillohen në fëmijëri të
herëshme kur ata u eksponohen
diellit kohë të gjatë ose të moderuar me pjesë
të eksponuara të trupit, p. sh.
faqet, pjesa e prapme e duarve ose pjesa e prapme e parakrahëve..
Pikat
(pegat )mund të parandalohen me mjete mbrojtëse të mira
ndaj diellit. Në mot
me diell, rrobat e lehta, kapelat, vendet me hije janë gjërat
që më së miri i
mbrojnë fëmijët prej rrezeve UV. Kur është e
nevojshme, një sasi e vogël e
mjeteve për mbrojtje prej rrezeve të diellit ,SPF 15, ose me
spektër më të
madh, mund të qitet në fytyrë, duar ose këmbë
që nuk janë të mbuluara me
rrobe. Për fëmijët shumë të vegjël,
losione të lehta janë më të mira se kremat
e rënda. Nëse lëkura e fëmiut është
shumë e thatë, atëherë përdorimi i
kremës është më i kënaqëshëm se sa
losioni.
Çka mund të thuhet për pjesën e trupit ku vihet
pelena?
Ndërroni shpesh pelenat. Evitoni përdorimin e pelenave
plastike nëse pelenat
nuk mund ti ndërroni rregullisht. Përdorni pelenat me
material të kualitetit të
lartë absorbues. Nuk është e nevojshme me shtu
ç'farëdo kemikalje në ujin
final për shpërlarëje në makinën për
larjen e teshave
Foshnjet dhe bebat e vogla absorbojnë më shumë kemikalje
përmes lëkurës
së tyre prandej kufizoni në minimum përdorimin e disa
prodhimeve për lëkurë.
Kramat ujore apo sorblene mund të përdpren p pastrimin e
pjesës me pelenë.
Përndryshe pjesa trupore me pelenë mund të pastohet me
uj të vakët.
Çfarë mund të themi për flokë dhe
thonjë ?
Disa foshnje lindin me mjaft shumë flokë. Flokët mund
të bien në muajt e
parë, për të hapë rrugë për rritjen e
sërishme të flokëve të reja, të buta.
Flokët e buta të foshnjeve dallojnë prej atyre të
të rriturve, që janë më të forta,
më të gjata dhe më të gjëra.
Disa foshnje lindin me shumë pak flokë që gradualisht
nisin të zhvillohen me
një rregull të ritjes dhe rramjes normale gjatë një
apo dy vjetëve të para. Për
foshnje dhe beba në ritje , prerja e flokëve nuk
është e nevojshme. Bebat që
shtrihen në kurriz dhe lëvizin përreth mund të
shkaktojnë rrallimin e flokëve
vende-vende, aty ku lëkura e kokës bën fërkim
në shtresat e fjetjes. Për
shumicën e bebave nuk kërkohet përdorimi i shamponit
për larjen e flokëve.
Por nëse duhet përdorë shampon, më së miri
është të përdorni shampon
shumë të butë, me sasi shumë të vogël dhe
sa më rrallë e mundur. Infektimi
'kapelë djepi'( krustet ) është shumë i
zakonshëm dhe te shumica e fëmijëve
zhduket. Krustet (luspat ) mund të zhvendosen duke fërkuar
lëkurën e kokës
me vaj ulliri ose mjete njomëse për lëkurë.
Flokët e bebës i lani në lavatriqe
para se ta lani në banjë se përndryshe beba do të
ulet në banjë me uj që
përmban shampon, që mund ta than lëkurën.
Ngjyra e flokëve te foshnjet është mjaft e ndryshuashme.
Disa lindin me flokë
ngjyrë të mbyllët që zëvëndësohen me
ngjyrë të qelët krahas me rritjen e
flokëve të reja. E kundërta është më e jo
zakonshme. Flokët e kuqe në lëkurë
të kokës mund mos të vërehen derisa nis zhvllimi me
rregullësi normale, në
moshën rreth gjashtë deri nëntë muaj.
Bile edhe kur beba nis të rritet edhe më, ngjyra e
flokëve akoma mund të
ndryshon ku fëmijët bjond / ina zakonisht marrin ngjyrë
të mbyllët në moshë
rreth tetë vjeç.Thonjët te foshnjet e saporlindura
shpesh janë shumë të butë
dhe muajt e parë mund mos të nevojitet prerja. Thonjët
mund të kenë formë
mjaft të rrafshët ose të kenë formë si të
lugës te foshnjet e porsalindura. Kjo
është normale dhe ato kan tendencë të
ndërrimit në formë normale të lakuar,
kur arrijnë moshën tri deri katër vjeç.
Ndonjëherë lëkura mbi të cilën rrin thoni mund
mos të jetë rrafshuar
mjaftueshëm kur thoni nis fillimisht të zhvillohet. Thoni
pastaj mund të shtyej
në lëkurë dhe mund të shkakton të ajur ose
skuqje në maje të gishtit të dorës
ose këmbës. Lëkura rrafshohet me kohë dhe nuk
nevojitet ndonjë mjekim.
© 2002, Department of Dermatology, St. Vincent’s Hospital
Melbourne, Victoria Parade,
Fitzroy, Victoria 3065 Australia.